×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, i kërkon Gërvallës zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

    Insajderi
    26 April 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e ShBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz.

    Në njoftimin e lëshuar nga Misioni i ShBA-së në OKB është thënë se temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, angazhimi i përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Ambasadorja gjithashtu ka uruar Gërvallën për marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia dhe kërkoi zbatimin e saj të shpejtë.

    Linda Thomas-Greenfield ka thënë edhe se ShBA do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësore./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark