×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Amos kalon çdo kufi, deklarata e tmerrshme për Luizin

    Insajderi
    16 January 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky edicion i “Big Brother VIP” po tejkalon çdo kufi etik, çdo kufi edukate dhe humanizmi.

    Përveç gjuhës së përdorur tepër bullizuese, produksioni tentoi të fshehë edhe dhunën në ekran!

    E kemi fjalën për shpullën që Kejvina i dha Luizit gjatë mbrëmjes së Prime-it.
    Produksioni mund të tentojë ta fshehë, por nuk e fshehin dot vetë bisedat e banorëve që po qarkullojnë me video kudo në rrjet.

    Një skenë tjetër “horror” u përshkrua nga Amos Zaharia, që i tregonte banorëve të “BB” si do ta dënonte ai Luizin, nëse do të kishte mundësi.

    Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

    Amos: Jo, nuk do ta vrísja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…

    Promovimi i dhunës në ekran është një prej ngjarjeve më shqetësuese, ndaj shpresojmë që kësaj here produksioni të marrë vërtetë masa të rrepta ndaj banorëve!

    Që prej të martës së kaluar, situatat më të pahijshme për një show televiziv janë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku Luizi është kthyer në personazhin kryesor të sulmeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark