×
  • Sport
  • Sport

    Andy Ruiz sonte rikthehet në ring, Luan Krasniqi ka një porosi për të

    Insajderi
    01 May 2021 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Andy Ruiz sonte rikthehet në ring në ‘luftën’ kundër Chris Arreola në ‘Dignity Health Sport Park’ në Kaliforni, shkruan Insporti.

    Këtë rikthim të Ruiz e ka komentuar legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.

    Krasniqi thotë se Ruiz duhet patjetër të fitoj sonte nëse dëshiron të luftoj sërish për titull të botës.

    “Andy Ruiz JR kthehet në ring, këtë herë me 40-vjeçarin Chris Arreola. Një fitore është e domosdoshme për Ruiz, përndryshe për një luftë tjetër për kampion bote do të ishte shumë larg”, ka thënë Krasniqi.

    Ndryshe, meçi mes Ruiz dhe Arreolas do të zhvillohet nga ora 21:00 (në Amerikë), me kohë tonën rreth 5:00 të mëngjesit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark