×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Anibar” prezanton jurinë e edicionit të tij të 14-të

    Insajderi
    06 July 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar” ka prezantuar jurinë profesionale për edicionin e tij të katërmbëdhjetë.

    Juria profesionale përbëhet nga emra të njohur e të përbotshëm, si Claus Toksvig Kjaer, Alice Saey, Chris Robinson, Anastasiya Verlinska dhe Hsiang Chin Moe.

    Shtatëmbëdhjetë profesionistë të industrisë së animacionit nga Kanada, Amerika, Franca, Çekia, Kroacia, Danimarka, Ukraina, Bullgaria, Suedia, Maqedonia e Veriut, Estonia dhe Kosova do të zgjedhin fituesit në shtatë kategoritë garuese të festivalit. 

    “Anibar” ka karakter garues dhe ndërkombëtar dhe është një nga eventet më të rëndësishme evropiane, që fatmirësisht organizohet në vendin tonë.

    Ky festival mbahet me datat 17 deri më 23 korrik në qytetin e Pejës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark