×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ankohet qeveria serbe pas turpërimit të Djokoviqit nga Vlora Çitaku

    Insajderi
    05 January 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ankohet qeveria serbe pas turpërimit të Marko Djuric nga Vlora Çitaku, luajnë viktimën

    Zëvendëskryeministrja e qeverisë serbe Zorana Mihajlovic ka deklaruar sot se qenka e turpshme deklarata e ish ministres së jashtme së Kosovës, Vlora Çitaku, që sipas saj e paska krahasuar ‘më të mirin tenist’ të botës Novka Djokovic me një kafshë.

    Nuk doli as Brnabic e as Vucic që nuk lëshon këso raste të dalë e të akuzojë mbarë e mbrapsht për standarde të dyfishta bashkësinë ndërkombëtare e kosovarët për të pagdhendur. Ju dogji se Djuric doli torollak në debatin në Twitter me Çitakun, transmeton gazeta Metro.

    Mihajlovic fare nuk u koncentrua në debatin e Djuric me Çitakun në Twitter vetëm u ankua me gjoja ofendimet e ish ambasadores kosovare ndaj tenistit. Çitaku kishte ironizuar me lejimin e pjesëmarrjes së tenistit serb pa u vaksinuar në Australia Open. Ajo kishte ngjitur lajmin e Reuters dhe kishte cituar nga Ferma e Kafshëve të George Orwell, shkrimtarit të famshëm anglez për barazinë më të madhe të disave në krahasim me të tjerët.

    Debati për çështjen e vaksinimit dhe lejimit të pjesëmarrjes së Novak Djokovic në Australia Open është duke u zhvilluar ka kohë edhe në botë, kur mungesa e tij si numri 1 në ATP listë do ishte mjaft e vërejtur dhe me ndikim në turneun me renome të tenisit.

    Djuric kërceu dhe filloi me vajtimin se sa e paturp qenka Çitaku me krahasim e saj. Mori një mësim të mirë nga politikanja kosovare edhe sa i përket letërsisë dhe diplomacisë tani që është ambasador.

    Mihajlovic vazhdoi me vajin e Djuric dhe e lidhi prejardhjen e Djokovicit që e ka nga Zveqani dhe ky sipas qenka shembull i trajtimit të serbëve në Kosovë nga institucionet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark