Premier Liga Angleze ka pranuar kërkesën e Manchester United për ta shtyer ndeshjen e kampionatit kundër Brentfordit për shkak të rasteve me koronavirus në skuadër, raporton Insporti.com.
Manchester United të hënën bëri kërkesën duke e njoftuar edhe Brentfordin se i janë infektuar disa futbollistë dhe anëtarë të stafit me koronavirus.
Për këtë arsye skuadra e trajnerit gjerman Ralf Rangnick nuk ka stërvitur që nga e diela.
Ndeshja ishte paraparë që të zhvillohet sonte me fillim të orës 21:00. Data dhe koha për ndeshjen do të vendoset gjatë javës.
Të dielën që shkoi, një ditë pas fitores ndaj Norwich “Djajtë e Kuq” janë goditur nga rastet me koronavirus.
Manchester United ndeshjen e radhës në Premier Ligë do ta zhvillojë të shtunën me fillim të orës 13:30. /Insporti.com/