Një tjetër ndeshje e Premier Ligës Angleze është anuluar për shkak të Covid-19, shkruan Insajderi.org.
Tottenham i ka parë tashmë dy ndeshjet e fundit kundër Rennes dhe Brighton të shtyra për shkak të një shpërthimi koronavirusit brenda skuadrës.
Tashmë edhe po Leicesteri ka pësuar një shpërthim të madh të virusit dhe është anuluar edhe ndeshja mes dy klubeve që do të luhej këtë të enjte.
Burnely-Watford u anulua të mërkurën mbrëma dy orë e gjysmë para fillimit. Më parë, ndeshja e Manchester United kundër Brentford ishte shtyrë.
Të mërkurën, si Antonio Conte ashtu edhe Brendan Rodgers ishin pro anulimit të ndeshjes për shkak të rrezikut për të dyja skuadrat./ insajderi.org/