×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit”

    Insajderi
    07 December 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili tha se e Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit.

    Këto deklaratë e tij vjen pas rezultateve që mori Kosova në testin “PISA 2022”

    “Unë mendoj që znj. Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më aty si ministre, por edhe kjo nuk e bën zgjidhjen.Një ministre e cila e ka ditë çfarë barre ka dhe në gjithë atë barrë merr veprime e veprime, qoftë diskutimi me sindikatë, qoftë blerja e librave, qoftë digjitalizimi, qoftë korrikula, qoftë bashkëpunimi me mësimdhënësit”, ka thënë Ismaili në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

    Sipas tij, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka argumentim lidhur me rezultatet e testit “PISA 2022”.

    “Ajo (Arbërie Nagavci) nuk e ka asnjë lloj argumentimi për situatën e krijuar dhe fajin ia lë pandemisë”, ka thënë tutje Ismaili nga PDK.

    Mes të tjerash, ai është shprehur se si shtet kemi pasur mundësi të kemi rezultate më të mira nga ky test.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark