×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi në Merdare i një ish-ushtari të UÇK-së, avokati i tij ka një thirrje për Kurtin dhe Gërvallën

    Insajderi
    05 January 2024 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Xhevdet Smakiqi, tha se sot është arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj në Merdare nga policia serbe. Ai tha se për këtë është vënë në dijeni edhe Ministria e Jashtme.

    Smakiqi përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme që të ndërmarrin hapa diplomatike që të lirohet sa më shpejt Dakaj

    “Pas arrestimit te klientit tim, Hasan Dakaj, kam njoftuar Ministrinë e Jashtme dhe iu kam kërkuar që përmes kanaleve diplomatike të kërkojne lirimin e pjesëtarit te UÇK. Nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës ne Serbi jemi ne koordinim edhe me ndërkombëtarët për ta liruar sa me shpejt z.Dakaj. Si avokat mbrojtes i z. Hasan Dakaj, kërkoj nga kryeministri Kurti dhe ministrja Gervalla qe urgjentisht te reagojne dhe te nderrmarrin çdo veprim diplomatik ne raport me ndermjetesit ne Bruksel qe sa me shpejt te lirohet ish pjestari shtetasi i Republikes se Kosoves Hasan Dakaj”, ka shkruar ai.

    Ish-ushtari i UÇK-së u arrestua gjatë kohës sa po kalonte kufirin për të shkuar në Itali së bashku me vëllanë e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark