×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy të dyshuar për kërcënim ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, iu bastisen shtëpitë

    Insajderi
    26 February 2024 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar dy të dyshuarit, pasi kanë kërcënuar me vrasje disa pjesëtarë të KFOR-it sot në fshatin Lubiçevë të Prizrenit,

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

    Ai tha se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë “se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”.

    Tutje, Bytyqi tha se janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve.

    E më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit. Nga policia I njëri nga të dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa i me vone edhe i dyshuari i dyte eshte arrestuar. Jane bastisur shtepite dy te dyshuarve, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjet nje pushk dhe municion. Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.”, tha Bytyqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark