×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Arrestohen pesë shqiptarë në Britani, pasi ilegalisht kishin  kaluar emigrant me gomone

    Insajderi
    15 March 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shqiptar është arrestuar nga oficerët e Britanisë së Madhe nën akuzën se transportonte emigrantë të paligjshëm me gomone nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    Sipas mediave britanike, 44 vjeçari është i arrestuari i pestë që ka rënë në pranga nën dyshimin se ishte përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm.

    Sipas akuzave, shqiptari ka organizuar një seri arratisjesh, kontrabandë me emigrantë të paligjshëm që prej vitit të kaluar. 

    Katër të tjerë të arrestuar, që besohet se janë pjesë e të njëjtit grup, do të paraqiten në gjykatë më vonë këtë muaj të akuzuar për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.

    Shqiptarët Arsen Feci, 44 vjeç dhe Klodian Shenaj, 48, nga Nottingham dhe Banet Tershana, 51 vjeç, nga Hove, East Sussex, do të paraqiten në Gjykatën Nottingham Croën më 29 mars./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark