×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet 26-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se mashtroi dy punonjës për shit-blerjen e 5 automjeteve

    Insajderi
    13 December 2022 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është arrestuar një person të dyshuar për së paku dy raste të mashtrimit të ndodhura gjatë muajit nëntor.

    Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është  E.T mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë.

    “Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetersuar/shitur dhe nuk i kishte paguar”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të mundshëm, policia ka nisë një hetim.

    “Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark