×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Mitrovicë, Policia i gjen substancë narkotike

    Insajderi
    06 September 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi të cilit Policia e Kosovës gjatë një kontrolli i ka gjetur dhe sekuestruar dy qese me substanca narkotike me peshë 4.7 gram.

    Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicën e Jugut të mërkurën pasdite.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.7 gram”, thuhet në njoftim.

    Policia ka bërë të ditur është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark