×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet një person në Podujevë, ushtroi dhunë ndaj viktimës femër – policia i konfiskon armë zjarri dhe 35 fishekë

    Insajderi
    04 December 2022 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër.

    Të njëjtit i janë konfiskuar dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metalike.

    Siç njofton Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i PK:
    DHUNË NË FAMILJE

    ·         Podujevë 02.12.2022 – 18:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark