×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohet një serb, brenda makinës iu gjetën mallra që i kishte futur ilegalisht nga Serbia

    Insajderi
    06 June 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘tregti e ndaluar’.

    Sipas njoftimit, zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, rreth orës 07:05 në fshatin Dobravë të Leposaviqit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll.

    “Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore”, thuhet në komunikatën për media.

    Në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale.

    Policia në koordinim me prokurorin kanë iniciuar rastin ‘tregti e ndaluar’, ndërsa personi dhe vetura janë dërguar në Terminal Doganor për procedura tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark