×
Insajderi / Insajderi

Arrestohet personi që kishte sulmuar seksualisht një të mitur në korrik të vitit të kaluar

Insajderi
30 October 2022 - 14:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arritur të arrestojë një person që dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një të mitureje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Gazetën Insajderi ka konfirmuar se viktima është e mitur.

Rasti ka ndodhur në korrik të vitit 2021, viktima është e mitur ndërsa personi i ndaluar me vendim të prokurorit është i moshës madhore”, ka thënë Elezaj.

Siç bën të ditur policia, rasti ka ndodhur në korrik të vitit 2021 në rrugën “Martin Camaj”, kurse ditën e djeshme, më 29 tetor 2022 policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull.

Në lidhje me rastin me datë 29.10.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark