×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Asambleisti iu zu me drogë në Shqipëri – vjen reagimi i parë nga Vetëvendosja

    Insajderi
    15 August 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndër ta është raportuar edhe për asamblistin e VV-së, Besnik Mujeci. Në lidhje me këtë çështje Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për anëtarin e tyre, por nëse vërtetohet sipas tij ai do të përjashtohet.

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona në Shqipëri nën dyshimet për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike.

    Ata kanë bërë të ditur se të arrestuarit transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe.

    Për një nga të arrestuarit është raportuar se është asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci.

    Në një prononcim për Portalin Dukagjini, Egzon Azemi nga VV, ka thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për të dhe se janë duke tentuar ta konfirmojnë një gjë të tillë.

    Azemi theksoi se nëse kjo gjë vërtetohet Mujeci do të përjashtohet menjherë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Nuk e kemi konfirmu ende, e kam parë këtë emër që po qarkullon në portale por nuk e di a është i njëjti, nuk munda ta kontaktoj Besnikun, do të tentojmë të kontaktojmë dhe ta kuptojmë për cfarë bëhet fjalë. Ende s’e kemi verifiku a është… Nëse është i vërtetë lajmi hapi i parë që do të bëjmë është ta përjashtojmë direkt nëse konfirmohet nëse është i arrestuar për këtë arsye”, ka thënë ai.

    Sipas Policisë së Shqipërisë, “shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark