×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Asociacioni po shkon përtej asaj që u nënshkrua nga Mustafa e Thaçi”

    Insajderi
    01 March 2023 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për zhvillimet e fundit në Bruksel për krijimin e Asosacionit.

    Ai tha se ky plan është duke shkuar përtej asaj që kanë nënshkruar ish-kryeministrat, Hashim Thaçi (2013) e Isa Mustafa (2015).

    Gashi tha se kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë plan të cilin e ka quajtur si bazë e mirë veçse e ka pranuar.

    “Komunat me shumicë serbe në Kosovë do të kenë një formë të veçantë të vetëmenaxhimit – Kurti duhet të sqarojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi, problemi tjetër, një kanal special për serbët e Kosovës në komunikim me Qeverinë e Kosovës, çfarë nënkupton kjo president apo ambasador?”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova,

    “Kjo nuk ka qenë më herët, ajo që kam mundur të vërej unë është që shumica e analistëve e kanë interpretuar sikur kjo është Asociacioni – kjo është përtej saj dhe është përtej asaj çka kanë nënshkruar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Kjo iu jep më shumë fuqi serbëve në Kosovë”, tha ai.

    Gashi, mes tjerash, tha se Kurti duhet të japë shpjegime për nenin 7 të planit të cilin e konsideron si problematik.

    “Zotëri Kurti duhet të tregojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çfarë kanali duhet të kenë serbët në Kosovë për komunikim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Këto nuk janë nënshkruar nga Mustafa e Thaçi por po pranohen nga Kurti që po i quan si bazë e mirë – por ky është negocim i dobët”.

    “Pikë më të dobët e shoh në këtë marrëveshje të pranuar nga Kurti dhe të marrë si obligim”, u shpreh Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark