Mbrojtësi Astrit Thaqi është ndëshkuar me karton të kuq direkt, raporton Insajderi.
Thaqi nuk arriti të kontrollonte topin mirë dhe në tentim për rikuperuar, bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit të Slavia Pragës.
Gjyqtari francez i ndeshjes ishte shumë afër ndërhyrjes dhe nuk mendoi dy herë, për ta ndëshkuar me karton të kuq.
Ballkani tashmë në shtatë minutat e fundit do t’i zhvillojë më dhjetë futbollistë.
Rezultati është ende i pa ndryshuar, 3:2 në të mirë të vendësve. /Insajderi/