×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokatja Tujani – Klinaku: Nëse vajzave me shami iu ndalohet shkollimi, ofrojë ndihmë juridike

    Insajderi
    24 August 2022 - 18:59

    Debati për bartjen e shamisë në shkolla u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes, kjo pas kërkesës së vazhdueshme të një grupi qytetarësh që të ndryshohet udhëzimi administrativ për të lejuar bartjen e shamisë në shkolla. Pozitivisht nuk u përgjigj Ministria e Arsimit, por iniciuesit e kampanjës paralajmëruan se nëse ndryshohet udhëzimi administrativ me dëshirë, do të ndjekin rrugë gjyqësore. Lidhur me këtë temë Insjaderi ka kontaktuar me avokaten, Rovena Tujani Klinaku.

    Ishte Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ajo që e quajti fushatën “Ta ndryshojmë u_a për shaminë” si të paqëndrueshme duke lënë të kuptohet se udhëzimi nuk do të ndryshohet.

    Por, iniciuesit e kampanjë paralajmëruan se nëse Ministria nuk e ndryshon udhëzimin administrativ me dëshirë, do ndjekin rrugë gjyqësore.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me avokaten Rovena Tujani Klinaku, e cila tha se Ministria e Arsimit, duhet detyrimisht ta ndryshojë këtë dispozitë, pasi sipas saj shkel liritë bazike të njeriut, siç është e drejta e besimit, shkollimit, ajo e manifestimit të bindjes fetare dhe e drejta e prindit për të edukuar fëmijën në frymën e vlerave që beson.

    “Ministria e Arsimit, duhet detyrimisht ta ndryshojë këtë dispozitë e cila shkel liritë bazike të njeriut, siç është e drejta e besimit, e drejta e shkollimit, e drejta e manifestimit të bindjes fetare dhe e drejta e prindit për të edukuar fëmijën në frymën e vlerave që beson“- tha Tujani – Klinaku.

    Ndërkaq, ajo shtoi se edhe paragrafi 1.13 i nenit 3 i Udhëzimit Administrativ 06/2014 i Ministrisë së Arsimit është në kundërshtim me Ligjin Nr. 05/L -021 për mbrojtjen nga diskriminimi.

    Paragrafi 1.13 i nenit 3 i Udhëzimit Administrativ 06/2014 i Ministrisë së Arsimit është në kundërshtim me paragrafin 1, 2 dhe 3 të nenit 38   të Kushtetutës së Kosovës i cili përcakton të drejtën e besimit dhe manifestimit të bindjes fetare. Është në kundërshtim me paragrafin 1 dhe 2 të nenit 47 të Kushtetutës së Kosovës i cili e përcakton të drejtën dhe obligimin për shkollim dhe arsim” – tha avokatja Tujani – Klinaku.

    Madje, avokatja shtoi se edhe raporti i shtetit amerikan përmend çdo vit Kosovën si vend ku cenohet liritë dhe të drejtat fetare.

    “Edhe raporti i shtetit amerikan përmend çdo vit Kosovë si vend ku cenohet liritë dhe të drejtat fetare si dhe nuk është i rregulluar statusi juridik e financiar i bashkësive fetare në Kosovë. Në bazë të gjithë këtyre thirrjeve, konsideroj se është detyrim ndryshimi apo shfuqizimi i këtij udhëzimi”.


    Çfarë duhet të bëjnë vajzat me shami që kanë dëshirë të vijojnë shkollë normale përveç Medresesë?

    Kësaj pyetjeje për Gazetën Insajderi i është përgjigjur avokatja Rovena Tujani, e cila përveç që iu bëri thirrje vajzave ta ndjekin shkollën që duan, tha se nëse vajzave me shami u ndalohet shkollimi, ajo është e gatshme që të ofrojë ndihmë të nevojshme juridike.

    “Duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre për të ndjekur cilin do shkollë që duan. Arsimimi është e drejtë e tyre e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi. Arsimimi është jo vetëm e drejtë por edhe synim dhe ëndërr e çdo vajze. Ato i inkurajoj të ndjekin synimin e tyre dhe mos të ndalen edhe përkundër këtyre sfidave. Nëse ndonjëra prej tyre ka problem dhe pengesë nga shkolla ju bëj thirrje që të lajmërohen të ne dhe jam e gatshme t’ju ofrojmë ndihmën e nevojshme juridike për të fituar të drejtën e tyre” – nënvizoi Tujani – Klinaku

    Tutje, avokatja Tulaku shtoi se vajzat me shami as nuk duhet të ndihen inferiore, duke ditur se në shumë vende të botës lejohet bartja e shamisë.

     “Vajzat me shami nuk duhet të ndjehen inferiore apo komplekse. Ato duhet ta dinë se vendet e ndryshme evropiane e kanë plotësisht të lejuar bartjen e shamisë në institucione publike arsimore. Besoj, se shumë prej shqiptarëve kanë pasur mundësi ti shohin fëmijët në rrugët e qyteteve evropiane që nxënës në moshë shumë të re, duke ndjekur mësimet në shkolla publike edhe pse e bartin shaminë. Ne duhet të ndjekim rrugën e dijës e arsimimit pastaj të drejtat do ti fitojmë çdo ditë e më shumë dhe do ta marrim me përgatitjen tonë vendin meritor në këtë shoqëri e shtet”.

    Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte dhënë mendimin e tij për sa i përket lejimit të bartjes së shamisë në shkolla, derisa si prag për çështjen e shamisë e përmendi moshën 16-vjeçare, me arsyetimin se është prag për shumë gjëra.

    Por, kur saktësisht duhet një vajzë të mbulohet sipas fesë islame?

    Në cilësinë e avokates, këtë përgjigje për Gazetën Insajderi e ka dhënë Rovena Tujan – Klinaku, e cila tha se  të gjitha obligimet fetare nisin prej moshës së pubertetit.

    Duke ju referuar mësimeve të Islamit të gjitha obligimet fetare nisin prej kohës së pubertetetit. Kjo nuk është një moshë fikse për të gjitha vajzat prandaj nuk mund të caktojmë një vijë ligjore kohore të lejueshmërisë. Në këtë çështje përveç moshës duhet të jetë dhe faktori i bindjes dhe thirrjes shpirtërore. Vajzat që duan të vendosin shami e bëjnë me një bindje të thellë dhe vendosmëri. Ky vendim duhet të jetë me vullnetin e saj, dhe pa imponim”.

    Kujtojmë se, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 8 të saj, e përcakton vendin tonë si shtet laik dhe të ndarë nga feja.

    Ndryshe, Gazeta Insajderi në vazhdimësi ka përcjellur debatin publik në lidhje ma shaminë, duke sjellë edhe rrëfime ekskluzive, linqet e të cilave mund t’i gjeni më poshtë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark