×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati e quan dëshminë e Zharkut debat politik: Lekaj është i pafajshëm

    Insajderi
    02 October 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Musa Damati, avokati i ish-ministrit Pal Lekaj, e ka quajtur debat politik dëshminë e ish-ministrit Lutfi Zharku.

    Sipas tij, kjo çështje nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësorë. Madje sipas tij, nga dëshmitë e deri më tash është vërtetuar se Lekaj nuk ka qenë i inkriminuar në këtë ngjarje.

    “Mbrojtja konsideron se gjatë dëshmisë së sotme të dëgjimit të ish-ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharku, seanca profesionale eskalojë në debate politike mesë oponentëve politikë. E konsiderojmë që kjo çështje nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësorë. Procedura gjyqësore është duke u zhvilluar më drejtim të shqyrtimit të provave”.

    Zharku del kundër Lekajt në gjykatë: Ai s’ka pasur të drejtë, 53 milionë eurot s’është dashur t’i paguhen kompanisë

    “Në bazë të provave të cilat i kemi shqyrtuar deri më tani rezulton e vërteta e sigurt se nuk ka prova të mjaftueshëm të cilat mund ta inkriminoj klientin tim ish-ministrin Pal Lekaj lidhur me çështje e transaksionit të ekzekutuar ndaj operatorit ‘Bectel&Enka”, prej 53 milionë eurove”, raporton Ekonomia Online.

    “Një çështje tjetër e cila është esenciale të sqarohet për opinioni publikë është se projekti në fjalë ka përfunduar dhe projekti në fjalë ka pasur rrezik që të përfundojë në Arbitrazh ndërkombëtar në rast të mos ekzekutimit të këtij transaksionit e që ndoshta pasojat financiare për buxhetin e Kosovës do të mund të ishin shumë më të mëdha”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark