×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokati i arrestuar çoi në Prokurori kallëzimin penal për keqpërdorim të parave të Qeverisë Kurti për Luginën

    Insajderi
    08 June 2023 - 19:19

    Avokati nga Gjilani, Hamdi Jashari i cili sot është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka marrë para nga një palë me pretendimin se do të ndikojë me to te gjyqtarët, është edhe avokati i cili ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi mbi keqpërdorimet e fondit të Qeverisë të parapara për Luginën.

    Gazeta Insajderi kishte siguruara kallëzimin penal të Arifit, ku shihet se si avokat ka Hamdi Jashari, i cili tashmë po dyshohet për ndikim e është dërguar në mbajtje.

    Jashari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai po dyshohet se ka marrë kundërligjshëm 8 mijë euro.

    “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare, sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit”, thuhet në njoftim.

    “I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari”, thuhet tutje në njoftim.

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark