×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokati i të dyshuarit për vjedhjen e 2 milionë eurove – Nuk ka mundur ta kryejë transaksionin për 8 minuta

    Insajderi
    22 October 2020 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Veton Rrecaj, avokati i Labinot Grudës që dyshohet se vodhi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, ka thënë se klienti i tij është habitur me arrestimin që i ka ndodhur, për më tepër ai është shprehur se Gruda është i relaksuar dhe i bindur në pafajësinë e tij.


    Rrecaj shprehet se për 8 minuta nuk mund të kryhet ky transaksion.


    “I njëjti deklarohet dhe çuditët shumë që është i dyshimtë – është e pamundur që brenda 8 minutave të bëhet ky transaksion, ka qenë i çuditur për çfarë arsye më kanë arrestu”, ka thënë Rrecaj në Klan Kosova, përcjell Insajderi.


    Më tej ai ka zbuluar detaje nga biseda e tij me të dyshuarin për vjedhjen e 2 milionëve eurove.


    “Mua më ka thënë që ka qenë koha e drekës, është e mundur që nuk ka qenë gjatë asaj kohe fare në zyre. Me kolegët e punës thotë se ka pasur raporte të mira”, deklaroi ai


    I pyetur se çfarë shkollimi ka klienti i tij, avokati Rrecaj është shprehur se e ka të kryer fakultetin ekonomik si dhe magjistraturën, po në drejtimin ekonomik.


    Pala mbrojtëse e Grudës është shprehur se klienti I tij nuk mund të jetë i përfshirë në mënyrë zingjirore e as individuale në këtë krim.


    Gjendja ekonomike e tij është mesatare, është shprehur avokati kur është pyetur për gjendjen financiare të të dyshuarit për vjedhjen e 2 milionë eurove.


    “Gjendja e tij materiale është e mesme”, ka thënë ai derisa ka shtuar se është njeri i martuar ka fëmijë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë sot, ka marrë vendim që Labinot Gruda të qëndroj në paraburgim për tridhjetë ditë për shkak se ka vjedhur nga Thesari i Shtetit 2 milionë euro dhe i transferoi ato në një kompani private./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark