×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bahtiri: Situata asnjëherë nuk ka qenë më serioze

    Insajderi
    05 November 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës. Ai tha ky veprim po e dëshmon qëllimin e Vuçiqit për destabilizim të situates në veri të vendit.

    Bahtiri ka kërkuar nga pozita dhe opozita që të bëhen bashkë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave shtetërore.

    “Bëj apel tek të gjithë, pozitë dhe opozitë, që të bëhemi bashkë e t’i lëmë anash ndasitë partiake, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave shtetërore, sepse ndarjet nuk na bëjnë nder asnjërit prej nesh”.

    Tutje, ai ka thënë se situata nuk ka qenë asnjëherë më serioze.

    “Situata asnjëherë nuk ka qenë më serioze andaj çdo thyerje dhe pengesë që ne i bëjmë njëri-tjetrit do të na kushtojë me plotësimin e dëshirës së kahmotshme të Vuçiqit dhe Listes Serbe, të cilët me çdo kusht dëshirojnë që në vendin tonë të mos ketë stabilitet e as shtet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark