×
  • Sport
  • Sport

    Bajoku përfundon garimin, Sadiku kualifikohet në çerekfinale të “Krakow 2023”

    Insajderi
    26 June 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Olpimik i Kosovës ka garuar gjatë së hënës me dy boksierë, Shpëtim Bajokun dhe Donjeta Sadikun, në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

    Përderisa, Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në këto gara dhe është kualifikuar në çerekfinale, Bajoku e ka përfunduar garimin e tij në vendin e nëntë.

    Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg.

    Ajo u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike. Meçin e saj nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

    Mirëpo, Bajoku e ka mbyllur garën e tij në vendin e nëntë të kategorisë së tij.

    Boksieri ynë ishte i pafat, pasi përballë kishte francezin, Bilall Benama, nënkampion bote dhe kampion i Evropës, kategoria -51 kg, ndaj të cilit dha maksimumin, por që përvoja e francezit e bëri të veten.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark