Kampioni i Kosovës Ballkani synon që të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen kthyese kundër kampionit të Bullgarisë, Ludogoretsit.
Suharekasit të udhëhequr nga trajneri Ilir Daja e fituan ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” javën e kaluar me rezultat 2-0, dukë bërë kështu një hap të madh drejt fazës tjetër.
Lojtarët tashmë kanë zbarkuar në Bullgari ku pritet të gjatë ditës të zhvillojnë një seancë stërvitore dhe pastaj nesër në ora 20:00 do të zhvillojnë ndeshjen kthyese.