×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ballkani luftoi deri në fund, por mposhtet nga Slavia Praga

    Insajderi
    15 September 2022 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani është mposhtur në ndeshjen e dytë të grupit G të Ligës së Konferencës nga Slavia Praga me rezultat 3:2, raporton Insajderi.

    Skuadra kampione e Kosovës edhe pse u mposhtë ka bërë një paraqitje briliante në stadiumin “Eden Park”.

    Të parët ishin që shënuan duke e tronditur skuadrën vendëse.

    Golin e parë e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 23-të pas një super aksioni të ndërtuar, ndërsa të dytin e shënoi Meriton Korenica në minutën e 29-të.

    Slavia Praga të tre golat i shënoi po ashtu në 45 minutat e parë, që mjaftuan për të siguruar fitoren.

    Skuadra e trajnerit Ilir Daja, mbeti me dhjetë futbollistë në fushë pasi mbrojtësi Astrit Thaqi, u ndëshkua me kartonë të Kuq në minutën e 86.

    Ballkani pas dy ndeshjeve ka një pikë, ndërsa Slavia Praga katër. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark