“Deutsche Bank”, ndodhet në vështirësi financiare dhe pritet që në një të ardhme të afërt të largojë nga puna rreth 10 mijë punëtorë në mbarë botën.
Sipas “Wall Street Journal”, një në dhjetë punëtorë do të largohet nga puna, pikërisht për shkak të problemeve, përcjell albinfo.ch.
Drejtuesit e bankës gjermane do të mblidhen për të vendosur se cilat do të jenë hapat e ardhshëm.
Banka kryesore gjermane ndërroi drejtorin në prill, gjermani Christian Sewing u zëvendësua nga britaniku John Cryan, pas tre vitesh humbje të vazhdueshme dhe një rënie të vlerës në bursë me rreth një të tretën që prej janarit, pasi investitorët nuk besojnë më në aftësinë e bankës për t’u rimëkëmbur në mënyrë të qëndrueshme.