×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Banorja e BBV merr vendimin e papritur, bën gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia

    Insajderi
    01 March 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Po e bëni shumë tragjike”- u shpreh mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-it Ermiona Lekbello, teksa po komentohej situata e Luizit dhe Kiarës. Pas debateve, ‘Zarfi i Zi’ kishte një paralajmërim për këdo që thyen rregullat.

    Bisedat për veprimin e Luizit ndaj Kiarës vijuan edhe në orët e vona të mbrëmjes por nuk u toleruan aspak nga Ermiona. Ajo ndërhyri në bisedën e Oltës, Maestros dhe Kiarës por situata u agravua edhe më tej, duke bërë që Jona të merrte vendimin për të lënë shtëpinë.

    Ajo nisi të bënte valixhet gati, mirëpo u ndalua e qetësua më pas nga Luizi, i cili e bindi që të mos merrte këtë vendim drastik.

    BISEDA:

    Ermiona: Ju nuk meritoni njerëz që thonë të vërtetën, ju doni ato që jeni mësuar të shikoni dhe të dëgjoni. Unë nuk kam lidhje me këto gjëra, më vjen shumë keq.

    Luizi: Hajde një sekondë. Më thirre te grimi erdha, hajde tani ikim pak bashkë te grimi e pastaj ik.

    Ermiona: Lui jam lodhur. Shumë shëmtuar Lui, shumë shëmtuar.

    Luizi: Kjo është loja, ti mund të thuash nuk jam për këtë lojë

    Ermiona: Më kanë shqetësuar, kanë që qëparë krr, krr, krr. Ja dola nga vetvetja dhe po iki.

    Luizi: Pse ua jep këtë kënaqësi?

    Por, banorja nuk është akoma nga shtëpia./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark