Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është lojtari i saj i preferuar. Madje ajo thotë se në kohën kur ai luante, e ka parë në ëndërr që do të martohej me të.
Baraliu thotë se shumë futbollistë i kanë pëlqyer përgjatë viteve, mirëpo Ronaldo është i preferuari i saj.
“Kam filluar për të parë futboll nga viti 1998 në kohën e luftës, e kom këqyr Ronaldon e vjetër, e kom dashtë shumë, kam parë edhe ëndrra duke u martuar me të , tash u bë i vjetër, është trashur”, ka thënë Baraliu në Klan Kosova.
“Për një muaj ia kisha hekë nja 10 kilogram (Ronados)”.