Llapi i Podujevës po stërvitet me zell për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se është i kënaqur me atmosferën në kolektiv.
“Këtë kampionat po stërvis luana të vërtetë.
Motiv, punë, seriozitet dhe frymë pozitive në skuadër për të arrit qëllime madhore .
‘Legjenda’ bëhuni gati sepse luanat e Llapit këtë vit do t’iu bëjnë krenar me angazhim dhe rezultatet pozitive”, ka shkruar Batatina.