×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • LifeStyle

    ‘Batterygate’: Apple do të paguajë 113 milionë dollarë ‘për të zgjidhur çështjen e baterive të iPhone’

    Insajderi
    19 November 2020 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Apple do të paguajë 113 milionë dollarë “për të zgjidhur çështjen e akuzave” se ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër.

    Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tridhjetë e tri shtete amerikane pretenduan se Apple e kishte bërë këtë për t’i shtyrë përdoruesit të blinin pajisje të reja.

    Kështu, miliona njerëz u prekën kur modelet e iPhone 6 dhe 7 dhe SE u ngadalësuan në vitin 2016 në një skandal që u quajt “batterygate”.

    Apple refuzoi të komentojë, megjithatë, ajo më parë ka thënë se telefonat ishin ngadalësuar për të ruajtur jetën e baterisë në plakje.

    Marrëveshja është e ndarë nga një marrëveshje e propozuar që Apple arriti në mars për të paguar pronarët e prekur të iPhone deri në 500 milionë dollarë në një proces gjyqësor.

    Në 2016 Apple azhurnoi softuerin në modelet e iPhone 6, 7 dhe SE – të cilat “mbytnin shpejtësitë e çipave në telefonat e plakur”.

    Ngadalësime të pazakonta

    Apple bëri të ditur se azhurnimi i saj uli kërkesat për energji pasi studiuesit gjetën ngadalësime të pazakonta në vitin 2017.

    Por shtetet argumentuan se Apple kishte vepruar në mënyrë mashtruese dhe duhej të kishte zëvendësuar bateritë ose të zbulonte çështjen.

    Sipas një regjistri në Arizona, miliona përdorues u prekën nga kjo, ndonëse Apple mohon që ngadalësimi të ishte për përfitime financiare.

    Por Prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich shkroi në një dokument gjyqësor të bërë publik të mërkurën: “Shumë konsumatorë vendosën që mënyra e vetme për të pasur performancë të përmirësuar ishte të blinin një iPhone të modelit më të ri nga Apple”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark