Në Munich të Gjermanisë është mbajtur një takim pune në mes të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës (MASHT-it) dhe përfaqësuesit nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)
Qëllimi i këtij takimi ishte që programet profesionale arsimore dhe aftësuese të Kosovës (Standardi, Kurikulat dhe Plan programi), për lëmine e ndërtimtarisë, të harmonizohen me ato Gjermane.
Në këtë takim BauAcademy ka marrë pjesë si Institucion i Arsimit dhe Aftësimit Profesional tek i cili do të fillojë implementimi i këtyre programeve mësimore.
Fillimisht është duke u punuar që nga viti i ardhshëm shkollorë, Shatorë 2018, në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “BauAcademy”, të filloj mësimdhënia për profilin “Muratorë”, i cili do të jetë profili i parë i harmonizuar më Standardet Gjermane. Pasi që ky profil do të jetë i harmonizuar me standardet Gjermane, atëherë diplomat dhe certifikatat e lëshuara për ata që do të përfundojnë shkollën për këtë profil, do të njihen dhe pranohen nga institucionet përkatëse Gjermane.
Krahas këtij aktiviteti, BauAcademy ka filluar zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet gjermane për projekte më të mëdha në fushat përgjegjëse profesionale. Frytet e këtij bashkëpunimi pritet të shihen në muajt vijues.
Në këtë konferencë morën pjesë:
– Përfaqësuesi i Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës: z. FehmiHysenaj (MASHT)
– Përfaqësuesi i AgjensionitKombetar te Kualifikimeve të Kosovës: z.LahNitaj (Drejtor: AKK);përfaqësues të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, AndreasMeyn, znj. BukurijeKameri, KlausBader-Laberre, MichaerlSauer nga zyra e DIMAK në Kosovë;
– Përfaqësuesi i bordit te shoqatës se Ndërtimtarëve te Bayernit (LBB), z.NorbertKees, dhe njeherit drejtor i kompanisë AmbergBauGmbH& Co.KG, i cili ka shfaqur ambicien për t’u bërë aksionar në BauAcademy;
– Përfaqësues të shkollës profesionale BauAcademy: z.Heimerer, z.Beqiri, (në cilësinë e aksionarëve të shkollës) dhe z. Peli (Koordinatorë i Shkollës për harmonizimin e programeve) ;
– Përfaqësuesi i Agjencisë Qendrore për Arsimin e Vazhdueshëm në Mjeshtëri (ZWH) – Projekt SCIVET, znj.HeikeChristopf nga Berlini;
– Përfaqësues të Dhomës së Zejtarëve të Munihut, të Bavarisë së Epërme, dhe të Dhomës së Zejtarëve të Dortmundit: Dr. GeorgScharl, TobiasSchmidt , WoywodBjoern, VierlbeckDieter, StadlerMax.