×
Show

Dua Lipa, ylli i muzikës pop në ardhje

Insajderi
09 February 2016 - 10:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E lindur në Londër , nga prindër shqiptar, ajo ishte e rritur nën ndikimin e muzikës së Bowie dhe Dylan, por albumi i parë që e kishte blerë ishte ai pop artistes kanadeze Nelly Furtado.

“Me kujtohet se i dija të tekstet e të gjitha këngëve të atij albumi para se të shkoja në klasën e parë”, kujton ajo. “Isha e obsesionuar”.

Si fëmijë, Lipa shkonte në shkollën prestigjioze Sylvia Young Theatre Schoool , deri në moshën 13 vjeçare, kur puna e babait të saj e ktheu atë dhe familjen e saj në Kosovë.

I mori kohë dy vite derisa i bindi prindërit e saj që ta lejojnë të kthehet në Londër për të ndërtuar karrierë. Në Londër jetoi me miq, duke punuar në restorante dhe klube nate, duke përfunduar në skenën e “errët” të jetës së natës në Londërnga ku edhe u inspirua për tekstet e këngëve të para.

Kënga e saj e parë origjinale ishte ngarkuar në SoundCloud në vitin 2012, duke tërhequr vëmendjen e menaxherëve të Lana Del Rey, të cilët e morrën atë në një sesion dy vjeçar të inczimit të këngëve.

Rezultati ishte një zë i fortë me thellësi që i siguroj Duas një vend të rëndësishëm në listën e gjatë të këngëtarëve premtues për vitin 2016, hartuar nga BBC. Në ndërkohë kënga e saj “Be The One” shpërtheu në top lista dhe iTunes.

Kënga e re e 20 vjeçares “Last Dance” u lansua në Radio BBC 1 të hënën mbrëma, këngë e cila shoqërohet me një video jashtëzakonisht të bukur në Kaliforni.

Për BBC Lipa foli rreth video-incizimet e saja të frikshme, edukimin e pazakontë si dhe takimin zhgënjyes me yllin e filmit “Channing Tatum”.

Cili ka qenë instrumenti i parë të cilin e ke luajtur?

Në rregull, mirë.. Unë vendosa, çmendurisht që të luajë me violinçelën kur isha në shkollën fillore. Unë me të vërtetë kënaqesha por isha shumë e vogël. Unë a mbaja këtë instrument të madh në shpinë dhe ai ose do të arrinte mbi kokën time ose deri te këmbët. Ka qenë rrezik për shëndetin tim. Kështu që e lash.

Ti merrje edhe mësim stazhi gjatë vikendit. Ka qenë më shumë gëzim apo ngarkesë?

Ju keni shumë njerëz me skriptin e tyre në dorë, duke u përgatitur dhe duke bërë praktika në korridore. E gjithë energjia është për të, por un nuk mund ta paramendoja të shkoja në shkollë me orar të plotë.

A u përshtatët me të?

Kur isha në shkollën fillore më thanë që unë nuk mund të këndoja sepse nuk mund t’i arrija notat e larta. Kjo më rrëzoi paksa – por kur prindërit më dërguan te Sylvia Young, ajo më tha që mund të këndoja dhe kjo i ndihmoi vetëbesimit tim. Por un sërish nuk mund ta mbërrija majën në grup sepse nuk kisha shumë përvojë në teatrin muzikor. Falë kësaj unë e ruajta zërin tim.

Babai yt ka publikuar një postim për ditëlindjen tënde të 20-të duke shkruajtur: Ti ke qenë një e re me plotë ndryshime. Jam i kënaqur që kanë përfunduar. “A ke qenë ngatërrestare?

Unë mendoj që ka qenë e frikshme për ta që unë u largova nga shtëpia në moshën 15 vjeçare. Por për mua, ka qenë koha më e mirë e jetës sime.

Si ke arritur të kujdesesh për veten në atë moshë?

Përgatitja e ushqimit nuk ka qenë shqetësim atëherë. Ka qenë pastrimi dhe rregullimi i dhomës. Unë i largoja rrobat e mia dhe i zëvendësoja me të rejat deri sa erdhi nëna ime. Pastaj ajo më mësoi t’i lajë rrobat.

Si e mbështete veten?

Kur unë isha 15 vjeçare, prindërit më dhanë lejen, por kur isha 16 vjeçare unë fillova të punoja si mikpritëse në një klub nate, pastaj në restaurant. Njëherë kisha pritur Channing Tatumin me gruan e tij. Kohë të bukura.

A ke tentuar ta “zhdukësh” zonjën Tatum?

Jo! Isha pak e zhgënjyer sidoqoftë. Ai duket shumë më bukur në filma.

Është e qartë nga këngët tua që ti ke dy “dashuri”- Hip Hopin dhe Pop muzikën.

Unë gjithmonë kam dashur t’i kombinoja ato- por vetëm se nuk dija si. Unë nuk doja që të bëja rap në këngët e mia por thjesht nuk mund t’i ikja.

Si u bë kënga Last Dance?

Unë e shkrova atë në Toronto. Ka qenë pjesa e tretë e ditës dhe unë ndihesha “jam shumë e lodhur, më mungon shtëpia dhe shtrati im”, dhe pastaj e shkrova këngën.

Më pastaj e dërgova këngën te producenti, kur ai ma ktheu mbrapsht më pëlqeu shumë dhe thash “O zot, unë e dua këtë këngë”.

Kur ndodhi kjo?

Në tetor të vitit 2014.

Me të vërtetë? Ke pritur një vit e gjysmë? A nuk të ka “çmendur” kjo?

Po! Por  ne donim që të kemi gati albumin përpara se të publikojmë diçka, kështu që planifikuam edhe videot. Ka qenë kohë e gjatë.

Unë besoj që e ke gati edhe këngën tjetër.

Po! E gjithë jeta ime është e planifikuar! Quhet ‘Hotter than Hell’, e cila është për një lidhje të tmerrshme- e cila doli nga shinat. Ajo e ka vrarë egon time dhe më ka bërë të ndihem që nuk vlej aspak. Unë e kam pasur zemrën e thyer, por unë fillova që të shkruaj për atë kohë dhe u ndjeva që pata shumë për të thënë.

Sa këngë ke incizuar në total?

Të incizuara dhe të shkruara? Rreth 130 këngë për një vit e gjysmë, por vetëm 25 më kanë pëlqyer, 12 prej tyre janë në album.

Unë lexova një intervistë ku kishe thënë “Be the one” do të ishte vetëm një gjë për internet, por tashmë ajo ka marrë xhiron e botës.

Është numër tre në Gjermani! Është çmenduri! Ne prisnim që të jetë vetëm një prezantim por ajo u bë një gjë shumë e madhe. Nuk e prisja.

Një video tregon shëtitjen tënde në LA. Ti ke bërë edhe një tatuazh. A ka qenë e vërtetë kjo?

Po, është një dizajn nga artisti Keith Haring. Unë e pagova atë për veten time. Prindërit e mi u çmenden paksa. Por unë nuk po planifikoj  që të punësohem në ndonjë bankë.

Videoja e Last Dance është një video më e vështirë…

Po, ne e filmuam atë në California. Fillon me mua duke marrë një dush të çuditshëm dhe mbaron me mua duke dalë nga një liqen. Ne e filmuam në dhjetor dhe mua mu desh që të hyjë në këtë liqen me veshjet më të holla të mundshme. Ka qenë shumë ftohtë.

Ke qenë shumë e frikësuar.

Kam qenë e tmerruar. S’mund të merrja frymë!

Sa kohë të ka marrë  që të ngrohesh pastaj?

Në sekondën që dola nga aty ka pasur njerëz që më prisnin me batanije. Rreth 20 minuta derisa unë gjeta rrobat e duhura.

Uiski apo Çokollatë

Të dyja.

https://www.youtube.com/watch?v=f3HZ64dnRBY

 

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark