×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    BBC vjen me një rrëfim për shqiptarët që i shpëtuan hebrenjët

    Insajderi
    19 July 2023 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në artikullin “Hedhja e dritës mbi një histori pak të njohur të Shqipërisë të shpëtimit të hebrenjve nga nazistët”, reporteri i stafit të New York Times Joseph Berger zbuloi për herë të parë në mediat kryesore historinë mahnitëse se si shqiptarët shpëtuan çdo hebre që ose jetonte në Shqipëri ose kërkonte azil aty gjatë Holokaustit.

    Ai artikull u botua në vitin 2013, kur pak njerëz e dinin se shqiptarët – të cilët janë myslimanë, të krishterë ortodoksë, katolikë dhe një numër i vogël hebrenj të cilët jetonin me shekuj krah për krah në harmoni – kanë shpëtuar hebrenjtë sepse ata përqafuan një kod moral të quajtur Besa. Besa përfshin mbrojtjen e pa kompromis të një mysafiri edhe nëse i kërcënohet jeta e dikujt.

    ëtë vit gazetarja e BBC World News Broadcast Amie Liebowitz do të publikojë në gusht podkastin “Heronjtë e fshehtë të historisë me Helena Bonham Carter”. Episodi 10 është “Arsllan Rezniqi dhe kodi i Besës”. Ai zbulon plotësisht atë që e përjetoi Joseph Berger – se shqiptarët e Kosovës, të udhëhequr nga Arsllan Rezniqi, ishin njerëzit kyç për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Episodi përfshin intervistat me Lekë Rezniqin, kreun e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit Shqiptaro Amerikan dhe Profesoreshën Rachel “Shelly” Levy Drummer, gjyshi i së cilës u shpëtua nga Holokausti nga Arsllan Rezniqi.

    “Arsllan Rezniqi dhe Kodi i Besës” tashmë është në dispozicion online (dhe do të jetë përgjithmonë) në https://www.bbc.co.uk/sounds/play/p0fqnm9h Më 2 gusht, dokumentari do të shfaqet drejtpëdrejt në BBC Radio 4.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark