×
  • Lajme
  • Lajme

    BE dënon tensionin në Kuvendin e Shqipërisë: Një Parlament funksional shtylla e procesit drejt anëtarësimit

    Insajderi
    22 November 2023 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas situatës tensionuese të krijuar në Kuvend më 20 nëntor.

    Përmes një reagimi në “Facebook”, BE rikujton misionin e parlamentit dhe thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe mazhorancës.

    “Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.“

    Të hënën e 20 nëntorit, seanca maratonë e parashikuar për diskutimin e buxhetit 2024 u mbyll për 5 minuta.

    Shkak u bë situata e tensionuar e shkaktuar nga opozitarët. Flamur Noka ndezi tymuese dhe flakadanë në sallë. Kjo bëri që salla e Kuvendit të mbushej me tym dhe madje një nga ulëset u përfshi nga flakët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark