×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “BE është joserioze, të merret vesh me 5 shtetet që s’e njohin Kosovën”, Janjiq qorton Brukselin

    Insajderi
    01 September 2023 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tashmë kur procesi i dialogut ka rinisur dhe kur më 14 shtator është caktuar edhe takimi i Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gazetari i njohur serb Dushan Janjiq, ka thënë se megjithatë normalizimi i marrëdhënieve nuk varet vetëm nga këto dy vende, por edhe nga vetë Bashkimi Evropian. E brenda BE-së, tha Janjiq, janë pesë shtete që nuk e njohin Kosovën, dhe se BE duhet fillimisht të merret vesh me vetë shtetet brenda saj, përkatësisht se pse s’po e bëjnë një gjë të tillë.

    Vetë Bashkimi Evropian si tërësi është treguar joserioz në qasjen e tij ndaj këtij problemi, i ka thënë Janjiq medias Radio Evropa e Lirë, sepse pesë vende të tij – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Janjiq shprehet se, nëse Bashkimi Evropian do t’i bindë këto vende që ta njohin Kosovën, atëherë procesit të zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi do t’i hapej rruga.

    “Të jem preciz. Në qoftë se ata [BE-ja] janë seriozë në çfarëdo qoftë, si dhe në vendosjen e përparësive të tyre, ata nga Komisioni Evropian, së pari, duhet të merren vesh me ato pesë shtete. Pra, ‘a e pranojmë ne Kosovën si shtet dhe shoqëri demokratike, sipas parimeve të vitit 1990’? Ato quhen parime për pranimin e shteteve të reja, pra shteteve të reja demokratike në Evropë. Pse nuk po e bëjnë këtë?”, shprehet Janjiq.REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark