×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Begaj: Schwarzenberg do të kujtohet nga shqiptarët për kontriubutin e tij në njohjen e Kosovës

    Insajderi
    13 November 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg.

    Përmes një postimi në rrjetin social “X” presidenti Begaj ka thënë se Schwarzenberg po lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Ndërsa vuri në dukje se shqiptarët do ta kujtojnë atë për kontributin në njohjen e Kosovës.

    “Vdekja e Karel Schwarzenberg lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës. Ngushëllime të përzemërta popullit çek dhe presidentit Petr Pavel”, shkruan Begaj.

    Karel Schwarzenberg, ishte një prej figurave kryesore të Çekisë pas komunizmit. Ai ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare të dielën e 12 nëntorit.

    Schwarzenberg ishte një prej mbështetësve kryesorë të pavarësisë së Kosovës edhe para se ajo të shpallej nga Prishtina zyrtare në shkurt 2008, ndërsa ishte ministër i Jashtëm kur Çekia e njohu atë në maj 2008.

    Në janar të vitit 2008, një muaj para së Kosova të shpallej e pavarur, Schwarzenberg kishte thënë se “në një kohë të duhur Çekia do ta përkrahë deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark