Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po diskutohet rreth humbjes së Kosovës ndaj Bjellorurisë në Budapest të Hungarisë me rezultat 2-1.
Sipas Begollit, Kosova e ka prekur fundin me selektorin Giresse. Ai thotë se ka shumë paqartësi në lojën e ”Dardanëve”.
“Mendoj që e kemi prekur fundin me Alain Giresse. Rezultatet negative dhe dështimet nuk vijnë rastësisht. Kemi pasur shumë kritika prej futbollistëve që janë ftuar dhe mënyrës se si ky e sheh Kombëtaren. Ka paqartësi në lojën e Kosovës,” tha ai.
Tutje, Begolli kritikoi edhe për vendosjen e futbollistëve në fushë nga Alain Giresse.
“Dresevic dhe Fazliji luajnë te skuadrat e tyre si qendërmbrojtës. Nuk mundemi t’i fitojmë ndeshjet me katër qendërmbrojtës si startues, Rrahmani, Aliti, Dresevic dhe Fazliji,” tha ai.