×
  • Showbiz
  • Show

    Bëhet virale në ‘live’ me Cardi B në TikTok, flet për Insajderin këngëtarja shqiptare

    Insajderi
    20 March 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së djeshme një live i TikTok’ut u bë viral. Këngëtarja e njohur botërore Cardi B hyri aksidentalisht në live me këngëtaren shqiptare, Maria Zeme. Reagimi i tyre mori vëmendje të madhe.

    Reagime të shumta kishte nga ndjekësit Maria, duke e quajtur si person qesharak.

    Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me këngëtaren shqiptare Maria Zemen, e cila tha se e gjitha ka ndodhur aksidentalisht.

    E kam pa që e ka lënë opsionin e hapur për fansa edhe ja kom bo kërkesën për me u kyq në liven e saj edhe aksidentalisht Cardi B e ka pranuar ftesën time”, tha Maria.

    Tutje ajo tha se nga emocionet në ato momente i ka humbur edhe gjuha shqipe edhe gjuha angleze.

    Prej gëzimit kur e kam pa që ma ka pranuar ftesën më ka hup edhe gjuha shqipe edhe gjuha angleze edhe i kam thëne fjalët me gabime”, theksoi ajo.

    Maria shtoi se ka marr komente shumë të mira.

    Pastaj jam bërë virale videoja edhe ka plot njerëz që kanë dhënë komente të mira disa prej tyre më kanë thënë qe jam si Cardi“, shtoi Zemen.

    Zeme e ka quajtur incident të bukur, duke theksuar se i ka ndihmuar shumë në rrjetet e saj sociale.

    Ky incident i bukur më ka ndihmuar edhe në faqet dhe llogarit mija në internet”, deklaroi Maria për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark