×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bëhet viral momenti kur polici i Shqipërisë i këndoi Adem Jasharit mbrëmë në “Air Albania”

    Insajderi
    11 September 2023 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitorja e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmë ndaj Kombëtares së Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut, elektrizoi mbi 22 mijë tifozët në stadiumin e Tiranës “Air Albania”, të cilët festuan deri në orët e vona rrugëve të qytetit.

    Atmosfera e zjarrtë e shoqëruar me këngë patriotike e përcolli kombëtarën shqiptare gjatë gjithë ndeshjes.

    Teksa festës së tifozëve, pas përfundimit të ndeshjes, iu bashkuan edhe lojtarët e kombëtares të cilët njëzëri kënduan këngën legjendare “Mora fjalë”.

    Kësaj feste, përveç lojtarëve iu bashku edhe dikush tejet i veçantë. Bëhet fjalë për njërin nga pjestarët e Policisë së Shqipërisë, i cili ishte në krye të detyrës e që nga atëherë është bërë viral kudo në rrjete sociale, pasi u kap nga kamera e një tifozi duke mos i përballuar emocionet me ç’rast iu bashkuar festës nën këngën për komandantin legjendar, Adem Jashari.

    Që nga mbrëmë videoja e tij në rrjetin social “TikTok” u shikua plot 233 mijë herë, ndërsa u pëlqye nga më shumë se 21 mijë përdorues të këtij aplikacioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark