×
  • Sport
  • Sport

    Benzema zgjedh 11-she më të mirë të të gjitha kohërave, befason të gjithë me zgjedhjet e tij

    Insajderi
    12 December 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Karim Benzema, në një intervistë për televizionin e klubit saudit, Al Ittihad, klubi për të cilin luan aktualisht, ka zbuluar një ekip prej 11 futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit.

    Zgjedhjet e sulmuesit francez kanë befasuar të gjithë pasi është nga të paktët që nuk ka përmendur në këtë zgjedhje Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

    Natyrisht që ‘ushtritë’ e fansave të të yjeve kanë reaguar menjëherë dhunshëm në rrjetet sociale, ndaj Benzema është përballur me shumë ofendime për zgjedhjen e tij.

    Domethënë, Benzema zgjodhi vetëm pesë nga lojtarët me të cilët luajti, si në Lyon, Real Madridi, ashtu edhe në kombëtaren franceze.

    Pra, në skuadrën e Benzemas, Manuel Neuer është vendosur në portë, ndërsa mbrojtës janë Dani Alves dhe Marcelo, dhe në qendër Pepe dhe Sergio Ramos.

    Claude Makelele, Paul Pogba dhe Zinedine Zidane janë në mesfushë, ndërsa Ronaldinho kompleton diamantin.

    Sulmi drejtohet nga legjenda brazilian, Ronaldo Nazario dhe vetë Benzema. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark