×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bërnabiq: Kurti është burim destabiliteti në Ballkan

    Insajderi
    13 November 2022 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është burim i destabilitetit në Ballkan.

    Ajo  ka shtuar Qeveria e Kosovës po vepron në mënyrë të njëanshme me marrëveshjet e nënshkruara dhe kështu sipas saj po shkakton destabilitet.

    Ajo tha se Serbia i është përgjigjur këtij destabiliteti me qetësi, që të depërshkallëzoheshin tensionet.

    “…falë politikës së Aleksandar Vuçiqit, arritëm t’i përgjigjemi çdo destabiliteti duke i qetësuar tensionet dhe jo duke i përkeqësuar ato. Kur Kosova e shkel një të tillë, ne hapim hapësirë ​​për një marrëveshje të re. Të gjithë e shohin atë. Edhe ata që mbështesin pavarësinë e Kosovës”, tha Brnabiq.

    Duke folur për atë që mund të pritet pas 21 nëntorit, kur Qeveria e Kosovës implementon fazën e dytë të vendimit për targat, Bërnabiq tha se nuk ka shpresa të tepruara.

    “Ne duhet të besojmë në kapacitetet dhe zgjuarsinë tonë. Pavarësisht se si e ruajmë paqen dhe stabilitetin. Kjo është e rëndësishme për ne dhe për serbët në Kosovë ,” tha Brnabiq, për një medium serb.

    Ajo shtoi se nuk shpreson se ndonjë nga vendet perëndimore do t’i bëjë shumë presion te Qeveria kosovare për targat dhe se Serbia mund të mbështetet vetëm tek vetja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark