×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BERZH i jep përsëri çmimin NLB Bankës si ‘Banka më aktive për lëshimin e Garancioneve në Kosovë në vitin 2017’

    Insajderi
    11 May 2018 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë përsëri NLB Bankës çmimin për performancën e saj në vitin 2017 në kuadër të Programit për Lehtësimin e Tregtisë (TFP). Ky çmim u prezantua në Takimin Vjetor dhe Forumin e Biznesit të BERZH-it në Jordan, gjatë sesionit të Informacionit të TFP-së dhe Ceremonisë së Çmimeve më 10 Maj.

    Drejtor i BERZH-it tha: “Është kënaqësi që të shpërblejmë arritjet e NLB Bankës përmes një çmimi. NLB Banka i është bashkuar programit të TFP-së pothuajse dy vite më parë dhe është bërë partner shumë i rëndësishëm i BERZH-it në rajon, dhe për dy vite në radhë është Banka më aktive për lëshimin e garancioneve në Kosovë.”

    Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka, tha: “NLB Banka Prishtina ka nderin të pranoj edhe njëherë çmimin si Banka më aktive për lëshimin e garancioneve për vitin 2017. Programi TFP ua mundëson klientëve tanë të fitojnë ekspertizë në tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me homologët e tyre në mbarë botën.

    Ne falenderojmë ekipin e TFP-së për mbështetjen e tyre profesionale dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin e frytshëm me BERZH-in” BERZH është aktive në shumë sektorë të ekonomisë dhe prioritetet strategjike në shtet kanë për qëllim të promovojnë integrimin regjional dhe të adresojnë sfidat globale dhe regjionale. Investimet më të mëdha të bankës janë në sektorin privat.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark