Futbollisti kosovar, Betim Fazliji e sheh ndeshjen me Bjellorusinë si rastin kur Kosova do t`i arkëtojë pikët e plota në fushatën kualifikuese për Euro 2024.
Ai ka folur nga Budapesti një ditë para ndeshjes e cila do të zhvillohet në shtetin hungarez.
“Ndeshja e fundit me Rumaninë ishte ndeshje e vështrë në një fushë të vështirë.
Nesër është ndeshja tjetër. Ne hyjme për fitore”, ka thënë ai.
“Kemi ndeshje të rëndësishme dhe besoj se nesër do t’i marrim tri pikët me vete”.