Dy divat e muzikës ndërkombëtare, Beyonce dhe Mariah Carey, do t’i bashkojnë forcat për ta sjellë së shpejti një këngë të re.
Kështu janë dakorduar ato gjatë një takimi që patën në Los Angeles, në kuadër të një ngjarje të organizuar nga fondacioni Heart View.
Gjërat bëhen më te lehta për to kur dihet fakti se të dyja kanë menaxherin e njejtë, Jon Swhartz dhe puna për këngën e re pritet të fillojë së shpejti.
Por, ky nuk do të jetë ky bashkëpunimi i parë që do ta sjellin dy këngëtaret.
I Wish You Well titullohej kënga e pare e kënduar duet dhe e vetme deri më tash nga të dyja artistet./Insajderi