Këngëtarja Beyonce Knowles ka dëshmuar edhe njëherë se është mbretëresha e muzikës duke ndezur në flakë “Super Bowl-in e këtij viti me përformancën e saj të shkëlqyer.
Por, përkundër kësaj, kolegët e saj më shumë i kanë kushtuar rëndësi veshjes së saj në këtë paraqitje.
Nga disa kolegë të saj, ajo është ngacmuar se ka kopjuar stilin e Micheal Jakcson.
Në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, ishte këngëtarja Jassie J, ajo e cila ka bashkangjitur foton e Beyonce me Michael Jackson duke shkruar përbri fotot se “Inspirimi është i madh. Këtë le ta din ajo”.
Por, përveç këtij komenti, Jassie J nuk e la pa përmendur se të dy janë mbretërit e muzikës.
Beyonce, ishte njëra ndër të ftuarit special për të performuar në finalen e 50-të të Super Bowl. Në kët ngjarje kanë performuar edhe Bruno Mars dhe grupi Coldplay./Insajderi