×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Beyonce shkakton trazira anti-policore

    Insajderi
    09 February 2016 - 00:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jo shumë e habitshme, bota është duke vluar me komente rreth këngës së re të Beyonce, të lëshuar në internet të shtunën dhe e kënduar live në finalen e futbollit amerikan që njihet si ‘Super Bowl’.

    Por video e këngës po kthehet në një projekt politik, më shumë sesa vetë Beyonce e kishte imagjinuar, njofton Business Insider, raporton Insajderi.

    Shumë prej tyre janë të zemëruar rreth asaj që ata e perceptojnë të jetë një mesazh anti-policor në tekst dhe video të këngës. Në video policia paraqitet e trazuar dhe e rebeluar, teksa po ashtu ka imazhe të një makine të policisë që është e zhytur nën ujë.

    bejonsi

    Por kënga “Formations” është shumë më e komplikuar se kaq. Kënga dhe videoja janë të pasura me aluzione direkte dhe delikate, të krenarisë së njerëzve me ngjyrë.

    Përmendet Jugu, New Orleans, Uragani Katrina, dhe dhuna e ushtruar ndaj njerëzve me ngjyrë, si dhe suksesi i vet Beyonce personalisht.

    Më shumë se çdo imazh tjetër, ky imazh forcon bindjen e atyre që mendojnë se “Formations” është këngë anti-policore: Beyoncé është në krye të një mjeti të policisë New Orleans që është i fundosur nën ujë.

    bijonsballin

    Por kjo nuk është me të vërtetë aq e qartë: Makina zhytet së bashku me shtëpitë në sfond, dhe në fund, këngëtarja vetë. Këtu shfaqet humbja e thellë e policisë, njerëzve me ngjyrë dhe gjithë komunitetit të tyre.

    “Formations” fillon me një sekuencë të komedianës nga New Orleans, Messy Mya, e cila ishte qëlluar për vdekje duke thënë, “Çka ndodhi në Wil’ins?”.

    bijonsbrenda

    Muzika dhe videoja janë në disa mënyra duke e shtruar pyetjen e asaj që konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të qeverisë amerikane në prag të uraganit Katrina. Në anën tjetër në këngë kërkohet përgjigja për vrasjen misterioze të Mya’s, për çka një person mbajti shumë vite burg, pa e kryer aktin.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark