×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Biden letër Vuçiqit, e mirëpret pranimin e planit të BE’së

    Insajderi
    14 February 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka uruar Presidentin e Serbisë, ku edhe e ka mirëpritur vendimin e këtij të fundit për pranimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ndonëse letra nuk është publikuar në plotëni, Biden mes tjerash i bën thirrje Serbisë për mbështetje ndaj Ukrianës dhe dënimin e agresionit rus.

    “Në vitet në vijim, do të vazhdojmë mbështetjen e rrugës evropiane të Serbisë dhe dialogun për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën nën ndërmjetësimin e BE’së. Mirëpresim mbështetjen e juaj ndaj propozimit të BE’së për normalizim të marrëdhënieve, e cila do të kontribuojë për krijimin e një të ardhme më paqësore dhe më të begatshme për rajonin”, shkruhet në letrën e Biden, siç e cituan median serbe, përcjell Insajderi.

    “Mezi pres të thellojmë partneritetin mes vendeve tona dhe miqësisë së popujve tonë”, ka thënë Joe Biden në letrën drejtuar Aleksandar Vuçiq./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark