×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden takohet me gruan dhe vajzën e Navalnyt, ka një paralajmërim

    Insajderi
    22 February 2024 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Joe Biden u takua me të venë dhe vajzën e Alexei Navalnyt sot në San Francisco, SHBA.

    Presidenti amerikan u takua me Yulia dhe Dasha Navalnaya “për t’i shprehur ngushëllimet e përzemërta për humbjen e tyre të tmerrshme pas vdekjes së Alexei Navalnyt në një burg rus”, thuhet në një deklaratë.

    “Ai pohoi se nesër administrata amerikane do të sjell sanksione të reja të fuqishme kundër Rusisë në përgjigje të vdekjes së Alexeit, represionit dhe agresionit të Rusisë dhe luftës brutale dhe të paligjshme në Ukrainë”, shkruan ndër të tjera.

    Ndërkohë, nëna e Alexei Navalnyt, Lyudmila ka arritur ta shoh trupin e pajetë të djalit të saj, i cili ndërroi jetë në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik.

    Ajo akuzoi hetuesit rusë se po e shantazonin duke i thënë se djalin ta varroste në mënyrë private, gjegjësisht pa prezencën e mediave.

    Ndryshe, Navalny ishte kritiku më i madh i presidentit aktual rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark